Humbje e Vetëvendosjes

Ndërroi jetë aktivisti i Vetëvendosjes Enver Gashi

Ka ndërruar jetë Enver Gashi. Aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Qendrën e Prishtinës. Lajmin e ka bërë të dituar qendra e Vetëvendosjes në Prishtinë.

Ndërroi jetë aktivisti i Vetëvendosjes Enver Gashi

Në një komunikatë për media në rrjetin social Facebook, qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka bërë të ditur lajmin se ka ndërruar jetë aktivisti Enver Gashi, njofton Insajderi.

Enver Gashi ishte aktivist i Lëvizjes që nga viti 2009, dhe gjithë veprimtarinë dhe aktivizimin e tij e vlerëson lartë qendra e Vetëvendosjes në Prishtinë.

“Enveri ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Qendrën e Prishtinës që nga viti 2009. Ai ishte pothuajse çdoherë pjesëmarrës në secilin aktivitet të organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

I palodhshëm, aktivist i guximshëm e patriot që me vetëmohimin dhe veprimtarinë e tij jo vetëm që merrte pjesë në secilën protestë por edhe angazhohej në organizimin e tyre çdoherë duke kontribuar për ta ruajtuar sovranitetin e vendit dhe pasuritë e saj”. /Insajderi.