Ndërroi jetë derisa po trajtohej në Spitalin e Pejës – policia po heton vdekjen e viktimës

Ndërroi jetë derisa po trajtohej në Spitalin e Pejës – policia po heton vdekjen e viktimës

Një person ka ndërruar jetë në mbrëmjen e së shtunës në Pejë, njofton Insajderi.

Viktima ishte duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, ku edhe ka vdekur, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Siç bëhet e ditur në njoftimin 24-orësh të policisë, rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Pejë 05.12.2020-22:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar pasi ishte dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com