Ndërron jetë 16 vjeçari i aksidentuar në fshatin Lybeniq

Ndërron jetë 16 vjeçari i aksidentuar në fshatin Lybeniq

Ka ndërruar jetë 16 vjeçari që ishte përfshirë në një aksident më 20 mars në fshatin Lybeniq të Pejës.

Ai ka qenë duke marrë trajtim në Spitalin e Shkupit, ku edhe ka vdekur.

Aksidenti kishte ndodhur në rrugën Pejë-Decan, përkatësisht afër varrezave në fshatin Lybeniq, ku janë lënduar edhe katër persona të tjerë./Insajderi.com