Ndërron jetë 19-vjeçarja që u dërgua për shërim në Itali, pas ​shpërthimit të bombolës në Velipojë

Ndërron jetë 19-vjeçarja që u dërgua për shërim në Itali, pas ​shpërthimit të bombolës në Velipojë

Ka ndërruar jetë një nga vajzat që u dogj nga shpërthimi i bombolës në Velipojë bashkë me nënën dhe dy motrat e saj.

Vajza ishte dërguar për shërim në Itali, por nuk i mbijetojë plagëve të marra.

Incidenti ndodhi më datë 4 korrik, ku kryefamiljarja Alketa Gjoka 40 vjeç, ka tentuar të ndezë një prej bombolave të gazit, por ka patur rrjedhje, e cila më pas ka çuar në shpërthimin e saj.

Flakët kanë përfshirë dhomën, por edhe të gjithë hotelin duke plagosur rëndë edhe 4 anëtarët e familjes Gjoka, 40-vjeçaren dhe vajzat: Danjela Gjoka 18 vjeç si dhe dy fëmijët e mitur 15 dhe 12 vjeç, njëra nga të cilat humbi jetën sot në Itali, raporton’ Top Chanel’.

Ato fillimisht u transportuan për në spitalin e Shkodrës, por më pas për shkak të plagëve të marra janë nisur për në Tiranë, që aty më pas nisur nga rreziku për jetën u nisën për në Itali.

Teksa shpëtimi nga flakët për ta ishte hedhja në pishinë, kur shihnin hotelin të shkrumbohej, mjekët jashtë kamerave thanë se uji me klor në fakt nuk i ka ndihmuar por ju ka dëmtuar lëkurën, ndërsa djegia e tyre konsiderohet e gradës së tretë mbi 80 për qind./Insajderi.com