
Ka ndërruar jetë avokati i njohur nga rajoni i Mitrovicës, Zeqir Maxhuni, raporton Insajderi.
Maxhuni ishte pjesë e Odës së Avokatëve të Kosovës, dega Mitrovicë.
Vdekjen e tij e ka dhënë avokati, Vehbi Beqiri, njëherësh edhe Udhëheqësi i OAK në Mitrovicë, përmes një postimi në rrjetin e tij Facebook.
“Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e shokut, kolegut tonë av. Zeqir Maxhuni! I ndjeri ishte ndër avokatët e njohur në regjionin tonë. Familjes, shokëve dhe kolegëve i shprehim ngushëllime në emër të Degës së OAK- Mitrovicë!I përjetshëm kujtimi për të ndjerin!”, ka shkruar ai. /Insajderi.com