
Ka ndërruar jetë ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Esat Krasniqi, në Prizren, njofton Insajderi.
Ai këtyre kohëve ishte duke ankuar se ishte i sëmurë dhe ndrroi jetë gjatë së mërkurës në moshën 70 vjeç.
Lajmin për vdekjen e ish-komandantit, Esat Krasniqi, e kanë bërë publike bashkëluftëtarët dhe miqtë të tij duke shprehur ngushëllime për familjen.
Krasniqi, i lindur në fshatin Leskovec të Prizrenit, është shquar në luftën çlirimtare për lirinë e Kosovës po ashtu ai i’a ka kushtuar gjysmën e jetës çështjes kombëtare. /Insajderi.com