Në Qendrën Klinike Universitare ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm një fëmijë 5 vjeçar nga fshati Kushnin i Prizrenit.
Merret vesh së fëmija ishte lënduar pasi ishte zënë nën dyert e oborrit të shtëpisë.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.
“Rasti ka ndodhur më datën 27 maj. Viktima kishte marrë lëndime të rënda, ku nga prindërit ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit. I njëjti është transferuar në QKUK në Prishtinë, ku sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë””, ka thënë Gashi për Insajderi.com.
Në konsultim me prokurorin trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore ndërsa rasti është hapur si “vdekje aksidentale”.