Ndërron jetë nëna e Edi Ramës: “prehu në paqe mam”

Ndërron jetë nëna e Edi Ramës: “prehu në paqe mam”

Ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare, Aneta Rama, nëna e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një mesazhi prekës, vetë Rama në llogarinë e tij në Facebook.

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë”, ka shkruar Rama.

“E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”./Insajderi.com