COVID-19: Ndërron jetë infermierja nga Ferizaj

COVID-19: Ndërron jetë infermierja nga Ferizaj

Infermierja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Hysnije Haliti, ka ndërruar jetë.

Shkak i vdekjes së saj ishte virusi COVID-19, njofton Insajderi.

Qendra mjekësore ku shërbente ka njoftuar për rastin e dhimbshëm.

“Me dhembje të thellë morim lajmin për vdekjen e infermieres në pension znj. Hysnjie Haliti nga virusi COVID-19. Zonja Hysnjie, 71 vjeçare, ishte njëra nga infermieret e para shqiptare në trevën e Ferizajt dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm në avancimin e shëndetësisë Ferizajase. Personeli i QKMF-Ferizaj do ta kujtojë përherë shembëlltyrën e saj fisnike dhe virtytet e larta njerëzore”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com