Ndërron jetë një 32-vjeçar nga Bajqina e Podujevës

 Një 32 vjeçar ka ndërruar jetë sot në fshatin Bajqinë të Podujevës, si pasojë e një incidenti me një makinë që bluan misër.

Ndërron jetë një 32-vjeçar nga Bajqina e Podujevës

Sipas policisë, vdekja e 32-vjeçarit është konfirmuar ku pas marrjes së informatës për një person të lënduar, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Kapiteni në stacionin policor të Podujevës, Bekim Bislmi ka thënë për Insajderin se pasojë e vdekjes ka qenë një lëndim i marrë nga një makinë që bluan misër.

“Me të arritur në vendin e ngjarjes, rreth orës 19:00 është konstatuar vdekja e personit. Sipas informacioneve të dëshmitarëve, lëndimet kanë ardhur prej një makine që bluan misër dhe si rezultat i kësaj personi ka ndërruar jetë”, tha Bislimi.

Bislimi ka thënë se momentalisht nuk ka më shumë informacione për rastin në fjalë./Insajderi.com