Ndërron jetë një pacient me koronavirus, shkon në 9 numri i viktimave në Kosovë

Ndërron jetë një pacient me koronavirus, shkon në 9 numri i viktimave në Kosovë

Ka ndërruar jetë një pacient me koronavirus nga komuna e Suharekës në Klinikën Infektive.

Lajmi është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare në bazë të raportit të klinikës ku thuhet se pacienti ka qenë i shtrirë në mjekimin intensiv dhe ishte pranuar në gjendje të rëndë.

“Në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive, mbrëmë pas mesnatës ka ndërruar jetë pacienti 69 vjeçar nga komuna e Sukarekës, i cili ishte pranuar me 10/04/2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe probleme kardiake”, thuhet në njoftim.

Më poshtë është raporti i plotë për gjendjen e pacientëve të tjerë:

Sipas raportit 24 orësh, në Klinikën Infektive po trajtohen 53 raste pozitiv me Covid-19, kurse janë shëruar 3 pacientë.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:

39 raste janë në gjendje stabile, 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv të klinikës janë 3 pacientë në gjendje kritike, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy pacientë janë në ventilim mekanik.

Në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive, mbrëmë pas mesnatës ka ndërruar jetë pacienti 69 vjeçar nga komuna e Sukarekës, i cili ishte pranuar me 10/04/2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe probleme kardiake./Insajderi.com