Ndërron jetë veterani i UÇK-së

Ndërron jetë veterani i UÇK-së

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Gashi, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Elezaj tha se Gashi ishte mësues, duke i edukuar në frymë patriotike brezat e rinj e po ashtu ishte edhe punëtor i vyeshëm i Administratës në Komunën e Klinës.

“Me dhembje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Gashit nga fshati Sferkë. Bedriu ishte mësues, duke i edukuar në frymë patriotike breza të rinj e po ashtu ishte edhe punëtor i vyeshëm administratës në Komunën e Klinës”, tha ai duke përfunduar shkrimin me ngushëllimin e tij ndaj familjes së të ndjerit. /Insajderi.com