Ndërtimet në Prishtinë do të mbikqyren me dronë

Ndërtimet në Prishtinë do të mbikqyren me dronë

Përveç nga toka inspektorët e Prishtinës, kryeqytetin mund ta shohin edhe nga lart. Ata së shpejti do të pajisen me dronë.

Njërin prej dronëve javën e kaluar është regjistruar në agjencinë për regjistrimin civil sepse është obligim, ndërsa i dyti është në procedurë e sipër të regjistrimit.

Këto fluturake do të xhirojnë vetëm gjysmë ore brenda ditës, por koha kur këto pajisje do t’i përdorin inspektorët nuk do të bëhet e ditur asnjëherë.

Nga muaji gusht inspektorët do të kenë mundësi t’i shfrytëzojnë të dy dronët për mbikëqyrjen e ndërtimeve, raporton Klan Kosova.

Drejtori i Inspeksionit Adonis Tahiri e konfirmoi këtë investim prej 39 mijë euro për dikasterin e tij.