Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se kur do të fillojë ndërtimi i rrugës A në kryeqytet, njofton Insajderi.
I ftuar në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, Ahmeti ka njoftuar se projekti ka filluar, ndërsa ndërtimi i rrugës pritet të fillojë në vitin 2021 dhe do të zgjasë për 18 muaj.
“Rruga A është një projekt që kushton 10 milionë euro, me tre ministra kam nënshkruar tre memorandume”.
“Sepse Qeveria e ka marrë përsipër koston, herën e fundit që kam nënshkruar memorandum ka qenë me Arban Abrashin, i cili po ashtu është zotuar dhe kësaj radhe e kemi në buxhetin e Qeverisë”.
“Tashmë e keni nënshkruar dhe projektimin ka filluar, në vitin 2021 do të duhej të fillonte ndërtimi i rrugës. Ajo do të zgjas për 18muaj”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com