Universiteti i Prishtinës, “Hasan Prishtina”, ka marr disa masa ndëshkuese për profesorët të cilët mungojnë në pa arsye në procesin mësimor.
Ky vendim do të zbatohet me fillim të semestrit veror, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo pasi që Universiteti i Prishtinës ka nisur të vendosë në çdo njësi akademike sistemin elektronik të vijueshmërisë në procesin mësimor. Stafi akademik do të jenë të obliguar që përmes një çipi me kartelë ta regjistrojë orën që e mbajnë. I njëjti sistem do të regjistrojë edhe vijueshmërinë e studentëve të UP-së.
Prorektori për kërkime shkencore në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Faton Berisha, ka thënë se ndaj stafit akademik që bëjnë mungesa UP-ja do të veprojë duke u bazuar në rregulloret e saj.
Neni 7 i Rregullores për të ardhura personale të personelit akademik, shtesat për funksione, honorarët dhe komisionet e përhershme në UP thekson se personeli akademik, i cili pa arsye mungon nga procesi mësimor, mbajtja e provimeve dhe kujdestaria do të sanksionohet me heqje proporcionale të pagës (për profesorë: 1 orë mësimi 50 euro, kurse për asistentë 1 orë mësimi 25 euro)