Në Kosovë janë mbi 26 mijë familje në asistencë sociale, gjendja e të cilave është rënduar edhe më shumë si pasojë e pandemisë Covid-19. Nga këto familje, dy mijë prej tyre për tre muaj me radhë do të marrin ndihma shtesë, njofton Insajderi.
Projekti është donacion i UNDP, mbështetur nga Qeveria e Luksemburgut dhe do të drejtohet më shumë kah familjet në gjendje më të rënduar.
Dy mijë familjet do të ndihmohen në blerjen e gjerave ushqimore dhe higjienike për tre muaj me radhë.
Kuponët që do t’u shpërndahen familjeve në nevojë përmbajnë vlera të ndryshme, varësisht nga numri i anëtarëve të familjes.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka vendosur disa kritere ku përfitues të ndihmës së UNDP-së do të jenë familjet që janë me vetëm një prind, nënat vetushqyese, ato që kanë anëtarë me aftësi të kufizuar, probleme me banim dhe familjet që gjenden në zona të thella rurale.
Ministri i Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka pranuar sot kuponët dhe i ka dorëzuar të komunat në të cilat gjenden familjet që do të përfitojnë./Insajderi.com