Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit tregon se çfarë po bën SHBA për dialogun Kosovë – Serbi

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit tregon se çfarë po bën SHBA për dialogun Kosovë – Serbi

Ushtruesi i detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Philip Reeker, ka thënë se SHBA-ja do t’i vazhdojë bisedimet me Bashkimin Evropian dhe palët tjera të interesuara për dialogun Kosovë-Serbi.

Zyrtari i lartë amerikan i bëri komentet gjatë një tele-konference për gazetarë, pikërisht në ditën kur në Bruksel janë takuar delegacionet e Kosovës dhe Serbisë.

Në pyetjen e Radios Evropa e Lirë se cili është aktualisht roli i Shteteve të Bashkuara në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas nismës së BE-së për të rifilluar procesin, dhe nëse ka bashkëpunim mes SHBA-së dhe BE-së, Reeker tha se “i vjen mirë për rifillimin e dialogut” dhe se SHBA-ja do ta mbështesë këtë proces.

“Mendoj se Kosova dhe Serbia duhet të punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje dhe ne e mirëpresim këtë mundësi”, tha Reeker.

Lajmin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë.