Ndihmësi i Gjuriq-it flet për rinisjen e dialogut Kosovë – Serbi

Ndihmësi i Gjuriq-it flet për rinisjen e dialogut Kosovë – Serbi

Petar Petkoviq, ndihmës-drejtor në të ashtuquajturën Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se vazhdimi i dialogut Kosovë – Serbi është i një rëndësie thelbësore, sidomos për serbët që jetojnë në Kosovë, njofton Insajderi.

Petkoviq, duke folur për televizionin serb PINK u deklaruar rreth dialogut tash kur po pritet rifillimi i tij.

Madje nga Bashkimi Evropian ekziston edhe një datë tashmë, është 12 korriku.

Ndihmësi i Marko Gjuriq-it, po e sheh si shenjë të mirë këtë rifillim pas gati dy vjetësh ndërprerje.

“Vazhdimi i dialogut pas 20 muajsh është shumë i rëndësishëm dhe është në interes të të gjithëve, veçanërisht serbëve në Kosovë, sepse sa herë që kemi pasur dialog kemi pasur një rënie të tensioneve në Kosovë, pasi dialogu sjell me vete një komponent paqësor”, tha Petkoviq./Insajderi.com