Dhjetë qirinj që simbolizojnë dhjetë jetët e humbura në aksidentin e sotëm në Kroaci, u ndezën para Teatrit Kombëtar të sheshit “Skëndërbeu” në Prishtinë, njofton Insajderi.com
Kryekuvendari Glauk Konjufca, zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, ministrat Hekuran Murati, Rozeta Hajdari, Artane Rizvanolli, Faton Peci, Krasniqi, deputetë, si dhe përfaqësues të institucioneve kanë ndezur qirinjtë gjatë mbrëmjes së sotme.
Përveç përfaqësuesve të shtetëror e institucionalë, qirinj ndezën edhe dhjetëra qytetarë të tjerë, të cilët iu përgjigjen thirrjes së Qeverisë së Kosovës për homazhe për bashkatdhetarët që humbën jetën mëngjesin e së dielës në Kroaci.
10 persona humbën jetën në një aksident tragjik në Brod të Kroacisë, ndërsa mbi 40 të tjerë mbetën të lënduar.
Ky aksident dyshohet se ndodhi për shkak se shoferin e autobusit, që po udhëtonte nga Frankfurti në Prishtinë, e ka zënë gjumi nga lodhja. /Insajderi.com