
Në Kuvendin e Kosovës mëngjesin e së mërkurës është ndezur alarmi.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook video nga momenti kur është ndezur alarmi.
“Alarm në Kuvend, se din njeri a me hy brenda a me dalë jashtë….🙈😂”, ka shkruar Musliu.
Ndërkaq, nga Kuvendi për Insajderi-n kanë thënë se janë duke e verifikuar rastin./Insajderi.com