Ndizet alarmi në ndërtesën e Kuvendit

Ndizet alarmi në ndërtesën e Kuvendit

Në Kuvendin e Kosovës mëngjesin e së mërkurës është ndezur alarmi.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook video nga momenti kur është ndezur alarmi.

“Alarm në Kuvend, se din njeri a me hy brenda a me dalë jashtë….🙈😂”, ka shkruar Musliu.

Ndërkaq, nga Kuvendi për Insajderi-n kanë thënë se janë duke e verifikuar rastin./Insajderi.com