Ndodh edhe kjo – Prokuroria i çon ftesë njeriut të vdekur për t’u paraqitur në gjykatore

Ndodh edhe kjo – Prokuroria i çon ftesë njeriut të vdekur për t’u paraqitur në gjykatore

U varros para 10 muajve.

Por, për vdekjen e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hysenajt, nuk mori vesh Prokuroria Themelore në Pejë.

Ky institucion të enjten i dërgoi atij një ftesë për t’u paraqitur në prokurori për rastin në procesin gjyqësor për veteranët e rrejshëm, njofton Klan Kosova, shkruan Insajderi.

Kjo gjë i preku shumë familjarët e tij.

insajderi.com