Ndotja e ajrit në vendin tonë e cilësia e dobët e tij vazhdon të jetë një problem shqetësues, veçanërisht në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Stacionet monitoruese treg" />

Ndotja e ajrit në Kosovë arrin në shifra alarmante

Ndotja e ajrit në Kosovë arrin në shifra alarmante

Ndotja e ajrit në vendin tonë e cilësia e dobët e tij vazhdon të jetë një problem shqetësues, veçanërisht në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Stacionet monitoruese tregojnë se cilësia e ajrit në Kosovë është alarmante.

Për monitorimin e cilësisë së ajrit në Kosovë u përkujdes Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), por në ndihmë atyre ju del edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës e monitoron cilësinë e ajrit përmes 11 stacioneve monitoruese dhe nga këto vërehet se gjatë sezonit të dimrit ka ditë kur gjendja është alarmante dhe tejkalimet janë të larta, këtë e ka bërë të ditur për telegrafin Letafete Latifi, drejtore e këtij Instituti.

Sipas saj gjatë sezonit të dimrit ka përkeqësim të cilësisë së ajrit. “…Duke ndërlidhur këta faktor, kushtet atmosferike dhe emisionet që shkaktohen nga ndotësit, djegia e lëndëve për ngrohje, transporti, industria, gjendja e cilësisë së ajrit përkeqësohet”, tha ajo.

Latifi, po ashtu, theksoi se duke pasur parasysh që gjatë sezonit të dimrit ka ditë kur gjendja është alarmante dhe tejkalimet janë të larta, Instituti i shëndetit publik del me rekomandime për qytetarët.

Latifi bëri të ditur se në Prishtinë kanë dy matës, një në lokacionin e IHK-së në dalje të Prishtinës dhe stacioni i dytë është te ish-Rilindja.