Ndotja e lartë e ajrit – kështu duket Obiliqi sot

Ndotja e lartë e ajrit – kështu duket Obiliqi sot

Termocentralet e Korporatës Energjetike të Kosovës, njihen si ndotësitë më të mëdhenj të ajrit, të vendosura në komunën e Obliqit. Për obiliqasit nuk ka ajër të pastër as gjatë stinës së dimrit.

Në disa pamje të siguruara nga Gazeta Insajderi, shihen se si tymi dhe hiri që dalin nga këto dy termocentrale shkaktojnë ndotje tejet të lartë të ajrit.

Ata që vuajnë më së shumti nga pasojat e këtyre termocentraleve që mundësojnë furnizimin me energji të gjithë Kosovës, janë pa dyshim banorët e Obiliqit.

Vetëm gjatë vitit të kaluar ndotja e ajrit mori përmasa shqetësuese në Obiliq dhe në qytetet përreth ku përqendrimi i mikro-partikulave në ajër ishte 10 deri në 16 herë më i lartë sesa vlerat që nga Organizata Botërore e Shëndetësisë konsiderohen normale.

OBSH-ja vlerëson se ndotja e ajrit është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve të parakohshme. Një nga gjashtë vdekjet e parakohshme të më shumë se 9 milionë njerëzve në të gjithë botën në vitin 2015, thuhet se janë shkaktuar nga ndotja e ajrit.

Andaj, si rrjedhojë banorët e kësaj zone si pasojë e këtij tymi janë ndër më të prekurit nga sëmundja e kancerit dhe vdekja e parakohshme./Insajderi.com

FOTO: