Ndotja e përhershme politike – KQZ nuk ka caktuar afat se kur duhet të hiqen posterët e fushatës

Ndotja e përhershme politike – KQZ nuk ka caktuar afat se kur duhet të hiqen posterët e fushatës

Zgjedhjet lokale kanë përfunduar për të gjithë ata që kanë qenë në garë për asamble dhe për shumicën e  kandidatëve për kryetar komunash, dhe vetëm disa prej tyre kanë arritur të sigurojnë ndonjë vend në Komunat e tyre, por të gjithë së bashku vazhdojnë të ndotin ambientin përmes posterëve dhe shfaqjes së video reklamave nëpër

Përderisa është e caktuar koha se kur mund të nisë fushata, e cila tashmë nënkupton edhe fushatën online e cila nuk ndalet as në ditën e heshtjes zgjedhore pasi platformat online  sikurse Facebook, Instagram e Google, nuk i nënshtrohen rregullave të fushatës zgjedhore në Kosovë, nuk dihet koha se as kur duhet të hiqen të gjitha format reklamuese pas përfundimit të fushatës.

Kësisoj, përpos posterëve të cilët janë vënë nga kandidat për kryetar komunash që kanë dështuar të zgjidhen kryetar apo të shkojnë në balotazh, dhe posterët e kandidatëve për Asamble për të cilët nuk ka balotazh, ende vazhdojnë të jenë nëpër objekte dhe hapësira publike. Bashkë me to edhe videot dhe fotografitë që emetohen nëpër televizorët publik në kryeqytet.

Një e tillë është edhe në Stacionin e autobusëve ku në televizorët e këtij stacion vazhdojnë të shfaqen fotografitë e kandidatëve për Asamble në Komunë ne  Prishtinës.

Por zyrtari nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në KQZ,  i ka thënë KosovaPress se nuk ka ndonjë afat të caktuar se  kur duhet të hiqen billobrdet apo hapësirat reklamuese në hapësirat publike.