Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme do të ketë mot me vranësira, por edhe me intervale dielli.
“Masa të ftohta nga veriu i Kontinentit do ta mbulojnë vendin gjatë kësaj periudhe të parashikimit. Po ashtu edhe reshje shiu dhe erëra të ftohta do të jenë prezent duke ndikuar në uljen e vlerave të maksimaleve deri 15 gradë celsius, kurse minimalet do të zbresin deri në 5 gradë celsius ditën e premte kur dhe zyrtarisht hyjmë në stinën e vjeshtës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
“Dy ditët e para të javës fillojnë me shi, kurse vende-vende edhe të mërkurën priten reshje shiu. Të hënën temperaturat maksimale do të arrijnë deri 21 gradë celsius, kurse nga dita e martë temperaturat fillojnë të bijën dukshëm nën vlerat e mesatareve”. /Insajderi.com