Ministria e Shëndetësisë ka bërë kategorizimin e ri të komunave sipas zonave, bazuar në numrin e rasteve brenda një jave në 100 mijë banorë, njofton Insajderi.
Nga e premtja e deri më 19 mars, në “zonën e kuqe” janë 15 komuna: Zveçani, Mitrovica e Veriut, Prishtina, Fushë Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Mitrovica e Jugut, Novobërda, Vushtrria dhe Lipjani.
Në “zonën e verdhë” janë 12 komuna: Podujeva, Istogu, Skenderaj, Klina, Deçani, Juniku, Suhareka, Ferizaji, Vitia, Kllokoti dhe Kaçaniku.
Ndërkaq, në “zonën e gjelbër” janë 11 komuna: Drenasi, Malisheva, Rahoveci, Mamusha, Shtimja, Graçanica, Dragashi, Shtërpca, Hani i Elezit, Ranillugu dhe Parteshi.
Shpjegim:
Në “zonën e kuqe” bëjnë pjesë komunat me mbi 150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh.
Në “zonën e verdhë” komunat me 76-150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh.
Dhe në “zonën e gjelbërt” komunat deri në 75 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh./Insajderi.com