Ndryshon kategorizimi i komunave: Katër në zonën e kuqe

Ndryshon kategorizimi i komunave: Katër në zonën e kuqe

Ministria e Shëndetësisë ka bërë kategorizimin e ri të komunave sipas zonave, bazuar në numrin e rasteve brenda një jave në 100 mijë banorë, njofton Insajderi.

Në “zonën e kuqe” tani janë katër komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliq, Zveçani.

Në “zonën e verdhë” janë nëntë komuna: Lipjani, Gjilani, Vushtrria, Prizreni, Peja, Gjakova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi.

Ndërkaq, në “zonën e gjelbër” janë 25 komuna:  Vitia, Rahoveci, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Suhareka, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shterpca, Graçanica dhe Shtimja.

Këto janë ndryshimet:

·         Obiliqi nga e verdha kalon në të kuqen.

·         Suhareka nga e kuqja në të gjelbërtën.

·         Ferizaj nga e verdha kalon në të gjelbërtën.

·         Mitrovica e Jugut nga e verdha kalon në të gjelbërtën.

·         Gjilani nga e gjelbërta kalon në të verdhën.

·         Leposaviqi nga e gjelbërta kalon në të verdhën.

Shpjegim:

Në “zonën e kuqe” bëjnë pjesë komunat me mbi 150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh.

Në “zonën e verdhë” komunat me 76-150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh.

Dhe në “zonën e gjelbërt” komunat deri në 75 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh./Insajderi.com