Ndryshon lista e zonave me rrezikshmëri nga Coronavirusi në Kosovë

Ndryshon lista e zonave me rrezikshmëri nga Coronavirusi në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se nga sot është vendosur kategorizim i ri për komunat e Kosovës, varësisht nga situata epidemiologjike e shtatë ditëve të fundit, shkruan Insajderi.

Në një konferencë për media, Zemaj ka thënë se në zonë të kuqe do të jenë 21 komuna.

Për këto komuna, vlen masa e kufizimit të lëvizjes pas orës 19:00.

Ndërkohë në zonë e verdhë, ku futen komunat me 76 deri në 150 raste në javë për 100 mijë banorë, janë 10 komuna.

Dhe në zonën e gjelbër, aty ku futen komunat me 75 raste maksimumi në javë për 100 mijë banorë, janë shtatë komuna.

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë shënuar 11 raste të vdekjeve nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 478 raste pozitive./Insajderi.com