Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.
<" />

Ndryshon moti, këto janë temperaturat për sot

Ndryshon moti, këto janë temperaturat për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius, përcjell lajmi.net.

“Në bazë të ecurive sinoptike, vendi ynë, do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, njofton IHMK.