Ndryshon moti në javën e ardhshme, a do të ketë borë?

Ndryshon moti në javën e ardhshme, a do të ketë borë?

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të mbaj mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Të hënën parashihet të ketë reshje shiu të cilat vende-vende do të shoqërohen me fjolla bore.

Nga e marta deri të enjten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Nga pasditja e së enjtes, kryesisht gjatë natës parashihen reshje kryesisht në formë bore dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Sa i përket fushave barike, pos ditës së hënë, ditët tjera do të kenë ngritje, dukshëm mbi vlerat e normales.

Masat e ajrit do të kenë qarkullim të mjaftueshëm dhe do të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e ajrit. Temperaturat minimale parashihen të bijnë deri në -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi deri 11m/s.