Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka njoftuar se partisë së tij i është bashkuar nëndega e parë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Gjatë takimit me kryetarin e kësaj nëndege, Fetah Sopi, ai tha se Prishtinës i duhet guxim dhe vendimmarrje në qeverisje.
“Vizionit tonë për Prishtinën që e duam, sot iu bashkua Nëndega 1 e PDK-së në Prishtinë, e njohur si Nëndega 1 e Lagjes së Spitalit, me kryetar Fetah Sopi. Në këtë takim u dakorduam se si asnjëherë më parë Prishtinës i duhet guxim dhe vendimmarrje në qeverisje.
Lagjeve të Prishtinës një nga një do t’ju zgjidhim problemet, pa dallim. Nuk ka më fjalë boshe por punë konkrete në dobi të qytetarëve. Na priftë e mbara”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Insajderi.com