![Në aeroportin e Prishtinës, ndalohen për kontroll udhëtarët e ardhur nga Italia](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/02/87460015-816459418829202-5221460371029622784-n-730x440.jpg)
Ekipe shtese mjekësore nga IKSHP në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” do të kontrollojnë udhëtarët e ardhur sot nga Verona e Italisë.
Nga afër kontrollet ka ardhur t’i përcjellë edhe drejtori i IKSHP-së Naser Ramadani.
Ndryshe, Italia është prekur nga koronavirusi vdekjeprurës ku janë regjistruar 456 raste me të infektuar dhe të paktën 12 të vdekur.