Në aktakuzën ndaj Lekajt përfshihen edhe 6 persona të tjerë

Në aktakuzën ndaj Lekajt përfshihen edhe 6 persona të tjerë

Në aktakuzën e ngritur ndaj ish-kryetarit të Gjakovës dhe tani Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, janë edhe 6 persona të tjerë të akuzuar.

Një gjë të tillë për KTV-në, e kanë konfirmuar zyrtarë nga Gjykata Themelore e Gjakovës, por pa bërë të ditur identitetin apo akuzat ndaj tyre.

Siç ka bërë të ditur Rudin Elezi, ushtrues detyre i zyrtarit për informim në këtë gjykatë, pritet që të bëhen publike datat e seancave të shqyrtimit, e të cilat do të vendosen në ueb-faqen e gjykatës.

Prokuroria ka thënë për KTV-në se aktakuza është ngritur më 10 prill. KTV raporton se njëri prej gjashtë të akuzuarve është biznesmen.

Pal Lekaj akuzohet për dy vepra penale të përvetësimit në detyrë dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.