Në autostradën Tiranë-Durrës, gjendet i vdekur roja i një autoservisi

Në autostradën Tiranë-Durrës, gjendet i vdekur roja i një autoservisi

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:21, në autostradën Tiranë-Durrës, në një autoservis është gjetur I vdekur roja i natës, shtetasi Y. D. 58 vjeç, njofton Insajderi

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, raportojnë burime të TopChannel

Nga verifikimi paraprak nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale./Insajderi.com