Në BE ka unanimitet që Kosovës t’i liberalizohen vizat

Në BE ka unanimitet që Kosovës t’i liberalizohen vizat

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se në Bashkimin Europian janë unanim sa i përket vendimit se a duhet t’i liberalizohen vizat Kosovës apo jo.

Sipas Hoxhajt, në BE janë të një mendje se Kosova i ka plotësuar kushtet që të ketë liberalizim vizash.

“Ajo që mund të ju them, edhe në bazë të komunikimit zyrtar me komisionerin Johannes Hahn, është se në institucionet e BE-së ka unanimitet të plotë që të mbështetet Kosova në marrjen e të drejtës për liberalizim të vizave në vendet e zonës Schengen”, ka pohuar Hoxhaj.

Deputetë e Kosovës po vazhdojnë debatin rreth raportit të fundit të progresit.