Në Bosnje pritet të shkohet vetëm me letërnjoftim

Në Bosnje pritet të shkohet vetëm me letërnjoftim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes ka njoftuar për nismën rajonale, e cila do të mundësojë udhëtimin me letërnjoftim në Bosnje Hercegovinë, njofton Insajderi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se kjo është si rezultat i nismës në Samitin e Sofjes.

“Qytetarët e palëve të marrëveshjes kanë të drejtë që lirshëm të hyjnë e të kalojnë transit, e po ashtu të qëndrojnë në territorin e palëve në periudhën kohore e cila përcaktohet”, ka thënë ai.

Duke qenë kështu, procedurat administrative për udhëtim do të thjeshtësohen vetëm me letërnjoftim biometrik./Insajderi.com