
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa do të takohen sot në Bruksel me homologët e tyre nga Serbia në kuadër të dialogut, i cili tashmë ka kaluar në një nivel më të lartë.
Pavarësisht tensioneve të fundit që i ka shkaktuar Serbia me provokime ndaj Kosovës, liderët vendës vlerësojnë se mënyra më e mirë për t’i tejkaluar këto mospajtime është dialogu.
Një gjë të tillë e ka kërkuar edhe Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues dhe lehtësues në këtë proces.
Shefja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme dhe në të mirë të të dyja vendeve.
Megjithatë, partitë opozitare vazhdojnë ta kundërshtojnë një dialog të tillë, siç kanë thënë, pa parime me Serbinë./Insajderi.com