Në Bujanoc dëmtohet murali ku falënderohej Kosova dhe Shqipëria

Në Bujanoc dëmtohet murali ku falënderohej Kosova dhe Shqipëria

Në Komunën e Bujanocit, sot ka ndodhur një ngjarje jo e zakonshme, me ç’ rast është dëmtuar murali me anë të të cilit Komuna e shqiptarëve në Bujanoc falënderon Kosovën dhe Shqipërinë për mbështetjen që i kanë dhënë shkollave shqipe në Luginën e Preshevës për furnizimin me tekste mësimore në gjuhën shqipe, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Bujanocit, Shqiprim Musliu, në profilin e tij në Facebook.

Në reagimin e tij në Facebook, mes tjerash dënohet akti i kryer ndaj këtij murali që shpreh falënderime për ndihmën që iu është̈ dhënë̈ nxënësve shqiptarë.

Musliu në fund ka bërë thirrje që të hetohet nga organet e ndjekjes se kush janë̈ dhunuesit e këtij murali, njëherit edhe provokues të situatës, e të cilët kanë provokuar rëndë̈ shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke prekur në institucione shkollore./Insajderi.com