Në Deçan ka humbur jetën një djalë në vendin e punës

Në Deçan ka ndërruar jetë tragjikisht një djalë i ri në vendin e punës.
Kryetari i Komunës së Deçanit e ka publikuar lajmin për vdekjen e tij.
“Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta e të riut nga Gllogjani i Deçanit Erion Afrim Isufaj. Erioni humbi jetën tragjikisht në vendin e tij të punës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithëve për Erionin”, ka shkruar ai.
Ky është edhe një tjetër rast ku humbet jeta në vendin e punës, raste të tilla në Kosovë regjistrohen shumë shpesh në Kosovë. /Insajderi.com/