Në Dhërmi paguhet edhe tavolina, përpos ushqimit

Në Dhërmi paguhet edhe tavolina, përpos ushqimit

Një pushuesi nga Kosova përveç që është dashur të paguaj ushqimin, ai ka paguar edhe tavolinën me tri karrige në një restorant në plazhin e Dhërmiut.

Turisti nga Kosova pa dashur të prononcohet ka treguar për Gazetën Insajderi se ka paguar 450 Lekë për tri karrige, ku në total fatura e tij kishte kushtuar 2.950.00 Lekë.

Kosovarit ulëset iu kishin shtypur në faturë me emrin “Cover”, kur kishte pyetur kamarierin ai kishte se çfarë është “cover” ai i kishte thënë se janë ulëset për vendin ku jeni ulur. Një karrige kishte kushtuar 150 lekë.

Arsyetimi i kamarierit nga Shqipëria kishte qenë se edhe në Itali është një gjë e njëjtë.

Kjo nuk është hera e parë që pushuesit nga Kosova ankohen për çmime të larta në vendet bregdetare të Shqipërisë. /Insajderi.com