Në disa lagje të Prishtinë do të ketë reduktime me ujë

Në disa lagje të Prishtinë do të ketë reduktime me ujë

Kompania Rajonale e Ujsjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se në disa lagje të kryeqytetit do të ketë reduktime me ujë.

Kjo për shkak të disa punimeve teknike të domosdoshme, njofton Insajderi.

Në njoftim thuhet se kohëzgjatja e reduktimit do të jetë nga ora 10:30 deri në 13:30.

“Gjatë ditës së nesërme, 5 dhjetor 2020 e shtunë do të realizohen disa punime teknike në ndërrimin e një valvole të ujit në afërsi të Rektoratit në Prishtinë. Për të realizuar një punim të tillë dhe të domosdoshëm duke ia dedikuar përmirësimit të infrastrukturës së rrjetës së ujit, jemi të detyruar të ndërpremë furnizimin me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:30 deri afërsisht në orën 13:30. Zonat që afektohen nga kjo ndërprerje janë: Rruga ‘Dëshmorët e Kombit’ që do të përfshijë pjesën e qendrës së kryeqytetit, pjesën e lagjes ‘Ulpiana’ duke vazhduar me lagjen e ‘Spitalit’ e deri te fillimi i lagjes ‘Veternik në Prishtinë’, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”. /Insajderi.com