
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama, ka uruar ditën e çlirimit të kryeqytetit, njofton Insajderi.
E këtij urimi ia ka bashkagjitur një fotografi nga kampusi i Unversitetit të Prishtinës.
“Prishtinë, urime dita e Çlirimit!22 vjet liri! Të dua”, ka shkruar shkurtimisht Rama.
Në fotografinë e publikuar nga ai ku shihet biblioteka kombëtare, aty nuk vërhet edhe kryqi i kishës ortodokse serbe.
Gjatë ditës së djeshme në këtë kishë është mbajtur liturgji, gjë e cila ngjalli reagime të shumta në opinionin publik. /Insajderi.com