Në Ditën e Çlirimit, Përparim Rama publikon foto të kampusit të UP-së ku shihet edhe Kisha

Në Ditën e Çlirimit, Përparim Rama publikon foto të kampusit të UP-së ku shihet edhe Kisha

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama, ka uruar ditën e çlirimit të kryeqytetit, njofton Insajderi.

E këtij urimi ia ka bashkagjitur një fotografi nga kampusi i Unversitetit të Prishtinës.

“Prishtinë, urime dita e Çlirimit!22 vjet liri! Të dua”, ka shkruar shkurtimisht Rama.

Në fotografinë e publikuar nga ai ku shihet biblioteka kombëtare, aty nuk vërhet edhe kryqi i kishës ortodokse serbe.

Gjatë ditës së djeshme në këtë kishë është mbajtur liturgji, gjë e cila ngjalli reagime të shumta në opinionin publik. /Insajderi.com