Inspektorët sanitarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë kontrolluar lokalet në rajonin e Prishtinës dhe atë të Ferizajt të enjten mbrëma për të parë nëse janë duke respektuar masat kundër COVID-19.
Me këtë rast është mbyllur një lokal në Ferizaj dhe janë gjobitur tetë të tjerë, ndërsa në Prishtinë janë shqiptuar 15 gjoba ndaj lokaleve që nuk i kanë respektuar masat e vendosura nga Qeveria.
Kështu ka bërë të ditur për Insajderi-n zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.
“Mbrëmë në Regjionin e Prishtinës janë shqiptuar 15 gjoba për lokale të gastronomisë, një numër i tyre në pamundësi për krijim të kushteve për ruajtje të distancës, të njëjtat janë zbrazur para përfundimit të orarit të punës. Ndërsa, në atë të Ferizajt një lokal është mbyllur dhe tetë të tjerë janë gjobitur”, tha ai./Insajderi.com