Në ditën më të bukur të jetës së tij, ai i shpëtoi jetën dikujt tjetër. Është kjo historia e mjekut shqiptar në Itali, Sokol Berisha, i cili sapo i tha “PO” dashurisë së jetë" />

Në ditën e tij të dasmës, mjeku shqiptar i shpëton jetën një gruaje

Në ditën e tij të dasmës, mjeku shqiptar i shpëton jetën një gruaje

Në ditën më të bukur të jetës së tij, ai i shpëtoi jetën dikujt tjetër. Është kjo historia e mjekut shqiptar në Itali, Sokol Berisha, i cili sapo i tha “PO” dashurisë së jetës së tij po përgatiteshin për një ditë feste.

Por kur kanë dalë nga kisha e Shën Françesko d’Assisi në Matera, mjeku pa një zonjë e cila ishte rrëzuar në tokë. Ai nuk qëndruar indiferentë por menjëherë nuk hezitoi t’i shkonte në ndihmë dhe kështu i shpëtoi jetën 60-vjeçares, duke përdorur defibrilatorin të vendosur në Kishë për ndihmën e shpejtë. Pasi mjeku i dha ndihmën e parë, 60-vjeçarja, e cila ishte turiste, u dërgua në spitalin e Materas.

Berisha, i cili u quajt “dhëndri hero”, në vendet njihet në botën e rrjeteve sociale si administrator dhe bashkëthemelues i grupit më të madh italian të diskutimeve klinike në mjekësinë e përgjithshme. Shumë portale dhe media vendase kanë shkruar për lajmin në fjalë duke e konsideruar mjekun shqiptar  dhe veprimin e tij si një rast unik.