
Tërmeti 6.4 ballë ka tronditur Shqipërinë dhe veçanërisht qytetin e Durrësit ku përveç dëmeve materiale, janë shkaktuar edhe çarje të tokës.
Siç shihet në videon e mëposhtme në zonën e Durrësit toka ka pësuar çarje deri në disa centimetra. Më poshtë janë pamjet e filmuara nga qytetari Edorjan Ismaili, ku toka paraqitet e dëmtuar.
Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7 ballë goditi vendin në orën 03:54 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani 13 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra dhe 300 të tjerë janë plagosur.