Në Florida, epiqendrën e re të COVID-19 35.5% e të testuarve pozitivë – Në Kosovë, 53%

Në Florida, epiqendrën e re të COVID-19 35.5% e të testuarve pozitivë – Në Kosovë, 53%

Shifra jashtëzakonisht shqetësuese janë duke u publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë. Për të tretën ditë me radhë, numri i të infektuarve është mbi 200 sosh.

Florida llogaritet si epiqendra e Covid 19 në gjithë botën. Ishte vetë shteti i Florida’s që ka dhënë alarmin se numri i atyre që kanë dalë pozitivë është në përmasa alarmante. 35.5% e të testuarëve kanë dalë pozitivë.

Por, në Kosovë kemi shifra akoma më alarmante.

Sonte nga 388 testime, 205 kanë rezultuar pozitivë, që nënkupton se 53% e të testuarve, kanë rezultuar të jenë infektuar me COVID-19, statistikë kjo shumë më shqetësuese se ajo e Florida’s, raporton Insajderi.

Deri më tani në Kosovë kemi 4512 raste me COVID-19 dhe 97 vdekje, shifra këto shumë të mëdha, krahasuar numrin e banorëve në Kosovë./Insajderi.com