Në fshatin Dumnicë e Ulët të Podujevës qytetari gjen granatën e pashpërthyer

Në fshatin Dumnicë e Ulët të Podujevës qytetari gjen granatën e pashpërthyer

Një granatë e pashpërthyer është gjetur mbrëmë në fshatin Dumnicë e Ulët e Podujevës.

Siç njofton Policia rasti ishte raportuar nga një qytetar dhe njësitë relevante të FSK dhe të KFOR-it austriak e kanë larguar mjetin e dyshimtë në mënyrë të sigurt.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se në një hapësirë fushore ka vërejtur një mjet te dyshuar te pa shpërthyer. Njësiti policor ne vendin e ngjarjes ka siguruar mjetin ne fjale qe dyshohet te jete e tipit “L-12”. Njësiti i “EOD-se “  nga  FSK-ja  dhe  KFOR-i  Austriak kane bere tërheqjen e mjetit te dyshuar ne mënyrë te sigurt”, ka njoftuar Policia.