Më në fund hesht Bajram Gecaj, NATO dhe Ambasada e Amerikës janë shkaktarët

Më në fund hesht Bajram Gecaj, NATO dhe Ambasada e Amerikës janë shkaktarët

Zëvendësministri Bajram Gecaj, i cili është mjaftë i zëshëm kur bëhet fjalë për përplasjen me partitë e opozitës, ka mbetur pa fjalë rreth projektligjit të FSK-së për të cilin pritet ta thotë fjalën edhe qeveria gjatë këtyre ditëve.

Gecaj i kontaktuar nga Gazeta Express nuk ka pranuar të flasë se çfarë qëndrimi do të mbajë Kryeministri Mustafa dhe Lidhja Demokratike e Kosovës rreth projekt-ligjit që po kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO.

Gecaj ka thënë se nuk ka çka thotë për këtë temë sepse kjo bie në domenin e Ministrisë së FSK-së dhe se kjo Ministri duhet të deklarohet rreth kësaj çështjeje.

Ambasada amerikane në Kosovë ka bërë të ditur sot se është kundër nismës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, që transformimi i FSK-së të bëhet duke shmangur ndryshimet kushtetuese./Insajderi.com